Zyrtarët e drejtësisë në Spanjë aksidentalisht kanë liruar nga burgu miliarderin holandez që merrej me drogë.
Karim Bouyakhrichan, supozohet se ishte lider i Mafisë Mocro, u arrestua në Marbella në janar pas një hetimi pesëvjeçar mbi shpëlarjen e parave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, ai aksidentalisht u lirua mes një paqartësie mbi një kërkesë të Holandës për ekstradim, para se të zhdukej këtë muaj, raportoi BBC.
Autoritetet spanjolle kanë thënë se besojnë se shefi i supozuar i kartelit të drogës do të gjendet.
Ministri i Drejtësisë, Felix Bolanos, ka thënë se arratisja ishte lajm shqetësues, por shtoi se forcat e sigurisë “do ta dorëzojnë personin tek organet e drejtësisë sa më shpejt”.
Mafia Mocro u referohet disa prej karteleve më të mëdha të kokainës në Evropë dhe besohet se ka kontrabanduar drogë në vlerë miliarda euro nga Amerika në BE gjatë 15 vjetëve të fundit.
Ata thuhet se përdorin portet e mëdha në Amsterdam dhe Rotterdam për ta lëvizur kokainën rreth kontinentit.