Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Spanja heq dorë nga blerja e avionëve luftarakë amerikanë

F-35

Spanja ka hequr dorë nga planet për të blerë avionë luftarakë F-35, të prodhuar nga gjigandi amerikan i hapësirës ajrore “Lockheed Martin”, ka raportuar gazeta El Pais të mërkurën, duke cituar burime të paidentifikuara qeveritare.

Qeveria kishte caktuar 6.25 miliardë euro në buxhetin e saj të vitit 2023 për të blerë avionë të rinj luftarakë, ka shkruar El Pais.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por plani i qeverisë spanjolle për të shpenzuar pjesën më të madhe të 10.5 miliardë eurove shtesë për mbrojtje këtë vit në Evropë, e ka bërë të pamundur blerjen e avionëve luftarakë të prodhuar në SHBA, ka raportuar gazeta.

Kryeministri socialist i Spanjës, Pedro Sanchez, ka njoftuar më parë këtë vit synimin për të rritur shpenzimet për mbrojtjen, për të përmbushur objektivin aktual të NATO-s prej 2% të produktit të brendshëm bruto, dhe më vonë ka refuzuar të rriste shpenzimet në 5% gjatë një samiti në qershor.

Qëndrimi i Sanchezit është kritikuar ashpër nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili kërcënoi të vendoste tarifa shtesë për mallrat e vendit.