Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka dënuar sulmet SHBA-Izrael ndaj Iranit, duke bërë thirrje për ulje të menjëhershme të tensioneve dhe dialog.
Sanchez i ka bërë komentet të dielën në mbrëmje në Barcelonë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Është e rëndësishme të mbahet mend se dikush mund të jetë kundër një regjimi të urryer, ashtu siç shoqëria spanjolle është kundër regjimit iranian, dhe në të njëjtën kohë, të jetë kundër një ndërhyrjeje ushtarake që është e pajustifikueshme, e rrezikshme dhe jashtë të drejtës ndërkombëtare", ka thënë Sanchez gjatë një kongresi në Barcelonë.
Sanchez ka thënë gjithashtu se ëstë kundër një lufte që nuk kishte miratimin nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara ose Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.
Sulmet nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara vazhduan në Iran të hënën, dhe nga forcat izraelite në Libanin jugor ku të paktën 31 persona u vranë, në një luftë që filloi me vrasjen e udhëheqësit Suprem Iranian, Ajatollah Ali Khamenei.
Një sulm në Iran të hënën duket se ka ndwrprerw transmetimin e televizionit shtetëror iranian.