Qeveria e Sllovakisë ka miratuar një plan të mërkurën për të ndërtuar një reaktor tjetër bërthamor. Sheti njihet si një vend që mbështetet shumë në prodhimin e energjisë elektrike bërthamore.
Reaktori i ri, me një prodhim të pritshëm prej 1,200 megavatësh, do të ndërtohet në centralin bërthamor Jaslovske Bohunice, ku kompania Slovenske Elektrarne aktualisht operon dy njësi bërthamore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga Qeveria kanë thënë se ministrat e saj të Financave dhe Ekonomisë do të përpunojnë detajet deri në fund të tetorit, raporton AP.
Ministrja e Ekonomisë, Denisa Sakova ka deklaruar më parë se gjigandi rus i energjisë "Rosatom" nuk do të lejohet të marrë pjesë në një tender të mundshëm për ndërtimin e njësisë.
Qeveria e Sllovakisë udhëhiqet nga kryeministri populist Robert Fico, partia e majtë e të cilit Smer fitoi zgjedhjet e përgjithshme në shtator në një platformë pro-ruse dhe anti-amerikane.
Sllovakia prodhon mbi 50% të energjisë elektrike në dy centrale bërthamore.
Vendimi pasqyron zgjerimin e fundit bërthamor në Evropën Qendrore dhe Lindore. Republika fqinje Çeke po kërkon aktualisht të ndërtojë deri në katër reaktorë bërthamorë.
Gjiganti bërthamor shtetëror francez EDF dhe KHNP i Koresë janë dy pretendentët që konkurrojnë për projektin. Polonia arriti një marrëveshje me Westinghouse për të ndërtuar termocentralin e saj të parë bërthamor, ndërsa Rosatom do të ndërtojë reaktorët e pestë dhe të gjashtë të Hungarisë.