Protestuesit pro-palestinezë ndërprenë fazën finale të garës spanjolle të çiklizmit “Vueltës spanjolle”, duke hedhur barriera në rrugë dhe duke u përleshur me policinë.
Autoritetet kanë thënë se dy persona janë arrestuar dhe 22 të tjerë janë lënduar, në konfrontimet midis policisë dhe protestuesve të dielën, pranë vijës së finishit në qendër të qytetit.
Organizatorët braktisën garën me vetëm rreth 50 kilometra të mbetura, ndërsa protestuesit që kundërshtonin pjesëmarrjen e ekipit izraelit “Israel Premier Tech” thyen barrierat e policisë dhe bllokuan pistën.
Përfaqësuesi i qeverisë qendrore për rajonin e Madridit ka thënë se rreth 100,000 njerëz ishin në rrugë gjatë protestave.
"Na vjen keq për ngjarjet që ndodhën gjatë fazës finale të La Vuelta 25", kanë thënë organizatorët e Vueltës spanjolle në një deklaratë të dielën vonë.
VIDEO:
Pro-Palestine protesters have managed to halt La Vuelta cycling tour in Madrid! They have completely taken over he city!
— Leyla Hamed (@leylahamed) September 14, 2025
An incredible mobilisation of thousands taking to the streets to protest Israel’s participation in the race.
This is the power of sports 🇵🇸 pic.twitter.com/SKMqP08IXz
“Pavarësisht të gjitha përpjekjeve të bëra nga organizata, nuk arritëm ta përfundonim fazën siç ishte planifikuar për shkak të incidenteve të pafatë që ndodhën në Madrid”, thuhet më tej në deklaratë.
Çiklisti danez, Jonas Vingegaard, i cili kryesonte klasifikimin e përgjithshëm duke hyrë në fazën finale, u shpall fitues i Vueltës, por ceremonia e zakonshme e podiumit u anulua.
“Është për të ardhur keq që një moment i tillë përjetësie na u mor. Të gjithë kanë të drejtë të protestojnë, por jo në një mënyrë që ndikon ose rrezikon garën tonë”, ka thënë Vingegaard.
Vuelta e këtij viti u bë një fushë beteje diplomatike pasi protestuesit pro-palestinezë ndërprenë disa faza dhe kërkuan që “Israel Premier Tech” të përjashtohej nga gara.
Në një incident të veçantë, një protestues që mbante një flamur palestinez u përpoq të vraponte në rrugë përpara çiklistëve, duke shkaktuar përplasjen e dy prej tyre.
Qeveria e krahut të majtë e Spanjës shprehu keqardhje për protestuesit dhe kërkoi që “Israel Premier Tech” të tërhiqej nga gara.
Mirëpo, ekipi hoqi emrin e ekipit nga uniformat e tij, por mbeti në garë deri në fund.