Irani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli kanë arritur një armëpushim dyjavor në luftën që përfshiu Lindjen e Mesme dhe prishi tregun global energjetik, me presidentin amerikan që u tërhoq nga kërcënimet e tij për ta shkatërruar “civilizimin” iranian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e
pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Associated Press ka krijuar një fotogaleri me reagimet dhe përditshmërinë e njerëzve në Iran dhe Izrael.
Një grua ecë pranë një muri në Teheran, Iran – 8 prill, 2026Një protestues në Teheran mban në dorë një fotografi të liderit suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, gjatë një tubimi pas njoftimit për armëpushimin dyjavor me SHBA-në dhe Izraelin – 8 prill 2026
Protestuesit pro-qeverisë iraniane në një tubim pas njoftimit për armëpushim të luftës me SHBA-në dhe Izraelin, në sheshin Enqelab-e-Eslami në Teheran – 8 prill 2026
Njerëzit ngasin motoçikletat skaj një tabele reklamash që tregon një imazh të liderit suprem Ayatollah Mojtaba Khamenei në Teheran, Iran – 6 prill 2026Një mbështetës i qeverisë brohoret slogane gjatë një tubimi pas njoftimit për armëpushim dyjavor me SHBA-në dhe Izraelin në Teheran, Iran – 8 prill 2026
Protestuesit pro-qeverisë djegin një flamur të Izraelit gjatë tubimit pas njoftimit për armëpushim dyjavor me SHBA-në dhe Izraelin, në sheshin Enqelab-e-Eslami, Teheran – 8 prill 2026
Një raketë iraniane me municione thërrmuese (kokë rakete që shpërthen në ajër dhe shpërndan bomba të vogla) shpërthen në qiell mbi Izraelin – 8 prill 2026
Protestuesit pro-qeverisë brohorasin slogane derisa mbajnë flamuj të Iranit dhe një poster të liderit suprem Ayatollah Mojtaba Khamenei në një tubim pas njoftimit për armëpushim dyjavor me SHBA-në dhe Izraelin, në sheshin Enqelab-e-Eslami, Teheran – 8 prill 2026Njerëzit e shijojnë Detin Mesdhe në Hadera, Izrael, pas njoftimit për armëpushim dyjavor të luftës me Iranin – 8 prill 2026
Presidenti amerikan Donald Trump largohet pasi u deklarua për gazetarët në sallën e konferencave për shtyp “James Brady” në Shtëpinë e Bardhë – 6 prill 2026
Njerëzit strehohen në një strehimore kundër bombardimeve ndërsa sirenat paralajmërojnë për sulme të mundshme me raketa iraniane në Ramat Gan, Izrael – 7 prill 2026
Punëtorët punojnë brenda një furre buke afër Pazarit të Tajrishit në Teheran, Iran – 7 prill 2026
Një burrë shkrep një foto derisa është strehuar bashkë me tre persona skaj një autostrade, ndërsa sirenat paralajmërojnë për një sulm të afërt me raketa të Iranit në Tel Aviv, Izrael – 7 prill 2026
Një infermiere kujdeset për një pacient në spitalin “Shohadaye Tajrish” në Teheran, Iran – 7 prill 2026
Përcjellësit bartin trupat e mbështjellë në flamuj të tre anëtarëve të familjes Gershovich, të vrarë kur një raketë iraniane goditi ndërtesën e tyre, gjatë funeralit në Haifa, Izrael – 7 prill 2026
Këmbësorët ecin përgjatë Pazarit të Tajrishit në Teheran, Iran – 7 prill 2026