Elon Musku e ka humbur për pak kohë të mërkurën titullin e tij si “personi më i pasur në botë” ndaj bashkëthemeluesit të Oracle, Larry Ellison.
Pasuria e Ellison ishte rritur me 89 miliardë dollarë në 383.2 miliardë dollarë të mërkurën, pas raportit mahnitës të të ardhurave të Oracle të martën në mbrëmje, sipas Bloomberg.
Oracle (ORCL) raportoi një kërkesë në rritje për kapacitetin e qendrës së të dhënave nga klientët e inteligjencës artificiale, duke arritur kështu në stratosferë aksionet e tij.
Ellison është aksionari më i madh individual i Oracle. Fitimet e tij në pasuri neto e bënë atë personin më të pasur në botë për disa orë të mërkurën, duke tejkaluar për pak kohë pasurinë neto të Muskut.
Por më mbylljen e tregut të mërkurën, pasuria neto e Muskut ishte 384.2 miliardë dollarë, duke e tejkaluar atë të Ellisonit me 1 miliard dollarë.
Drejtoresha ekzekutive e Oracle, Safra Catz, njoftoi të martën, pas mbylljes së tregut të aksioneve, se kompania nënshkroi katër kontrata multimiliardë dollarëshe me klientët dhe pret të nënshkruajë edhe disa të tjera në muajt në vijim.

Në korrik, Oracle njoftoi një marrëveshje për t'i siguruar kompanisë mëmë të ChatGPT, OpenAI, 4.5 gigavat energji elektrike për të fuqizuar softuerin e saj të AI-së.
Pasuria e Ellison është rritur deri në 101 miliardë dollarë përpara dhe Bloomberg kanë thënë se rritja e pasurisë së Ellisonit është "rritja më e madhe ditore e regjistruar ndonjëherë" nga indeksi.
Musku e ka fituar titullin e më të pasur të botës, për herë të parë në vitin 2021 dhe e ka mbajtur kryesisht atë gjatë viteve të fundit pjesërisht falë investimeve të tij të ndryshme në Tesla dhe SpaceX.
Gjatë viteve, Musku e ka humbur titullin dy herë për një kohë të shkurtër, së pari në vitin 2021 ndaj themeluesit të LVMH-së, Bernard Arnault, dhe në vitin 2024 ndaj themeluesit të Amazon, Jeff Bezos.