Udhëheqësit e G7-s kanë rënë dakord të enjten në Itali që t’i përdorin asetet e ngrira ruse për t’i mbledhur 50 miliardë dollarë në vit si ndihmë për Ukrainën.
Por, si do të funksionojë kjo?
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLigjërisht, vendet nuk mund të konfiskojnë asete drejtpërdrejt nga Rusia dhe t'ia japin ato Ukrainës, raportoi BBC-ja.
Megjithatë, ato mund të përdorin interesin nga 300 miliardë dollarë në asetet ruse që anëtarët e G7-s kanë ngrirë aktualisht.
Plani është të merret një kredi në tregjet ndërkombëtare dhe t'u jepet 50 miliardë dollarë ukrainasve çdo vit.
Më pas, ata do t’i përdorin 3 miliardë dollarët e gjeneruar nga asetet e ngrira për të shlyer interesin e kredisë së dhënë Ukrainës.