Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shtyhet ekstradimi në SHBA i themeluesit të WikiLekas

Julian Assange

Foto: AP

Një Gjykatë e Lartë në Londër ka urdhëruar të martën shtyrjen e ekstradimit të themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange në SHBA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndaj Assange, 52 vjeç, rëndojnë 17 akuza për spiunazh dhe një akuzë për keqpërdorim, për publikimin e faqes së internetit e cila përmbante një grumbull dokumentesh të klasifikuara amerikane, pothuajse 15 vjet më parë, shkraun AP.

Prokurorët amerikanë pretendojnë se Assange inkurajoi dhe ndihmoi analisten e inteligjencës së ushtrisë amerikane, Chelsea Manning, të vidhte kabllogramet diplomatike dhe dosjet ushtarake që publikoi WikiLeaks.