Një lider famëkeq bande ka vdekur pasi u qëllua me armë brenda një gjykate në Sri Lanka nga një person që kishte hyrë duke pretenduar se ishte avokat.
I dyshuari përdori një revole e cila u fut brenda gjykatës nga një grua, e cila është arratisur më pas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSanjeewa Kumara Samararthne ishte dërguar në gjykatë për gjyqin që kishte nisur ndaj tij, kur u qëllua. Policia ka thënë se ai ishte i dyshuar për disa raste vrasjesh, raportoi BBC.
Vrasja e tij është në mesin e një serie vrasjesh mes bandave rivale.
Policia ka arrestuar edhe një polic dhe një shofer që dyshohen se ndihmuan dy të dyshuarit për vrasje.