Shtëpitë në qytetin sicilian Niscemi kanë mbetur pezull në skaj të një shkëmbi si pasojë e një rrëshqitjeje dheu të shkaktuar nga një stuhi, ka bërë të ditur të martën mbrojtja civile e Italisë.
Niscemi, një qytet me rreth 25 mijë banorë në Sicilinë jug-qendrore, ndodhet mbi një pllajë që, sipas autoriteteve, po shembet gradualisht drejt fushës poshtë saj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë shumë se 1.500 persona janë detyruar të evakuohen, raporton Reuters.
Të hënën, qeveria italiane ka shpallur gjendje emergjence për Sicili, Sardenjë dhe Kalabri, tri rajonet jugore të goditura nga stuhia e fortë javën e kaluar.
Ngjarjet ekstreme të motit janë bërë më të shpeshta në Itali vitet e fundit. Përmbytjet kanë shkatërruar qytete në mbarë vendin, duke shkaktuar dhjetëra viktima dhe duke rritur rrezikun e rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve edhe në zona që historikisht kanë qenë më pak të ekspozuara.
Administrata ka ndarë 100 milionë euro për nevojat fillestare të zonave më të goditura nga stuhia e fundit.
Në Niscemi, evakuimet e papritura kanë shtuar ankthin dhe zemërimin mes banorëve, disa prej të cilëve thonë se rrëshqitje të mëparshme të dheut nuk janë trajtuar.