Kanë rinisur bisedimet që synojnë dërgimin e zyrtarëve të lartë të Izraelit në Uashington për të diskutuar operacionet potenciale ushtarake në Gaza, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu anuloi vizitën e planifikuar për këtë javë për shkak të votës së SHBA-së për rezolutën e OKB-së për armëpushim.
“Ne po punojmë me ta për të gjetur një datë të përshtatshme që do të funksiononte për të dyja palët”, ka thënë zëdhënësja për media e Shtëpisë së Bardhë, Karinë Jean-Pierre.
Nuk dihet për ndonjë datë. Një zyrtar amerikan ka thënë se ministri për çështje strategjike, Ron Dermen, dhe këshilltari për siguri kombëtare, Tzachi Hanegbi, do të jenë me delegacionin për në Uashington, raportoi AP.
Një zyrtar izraelit ka shtuar se Shtëpia e Bardhë është paraqitur me qëllimin për një takim të ri. Zyra e Netanyahut ka theksuar se kryeministri “nuk e ka autorizuar çuarjen e delegacionit në Uashington”.