Policia në Indianapolis të Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se shtatë të rinj të moshës 12 deri në 17 vjeç janë plagosur si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri jashtë një qendre tregtare në qendër të qytetit, raporton “Associated Press”.
Një zyrtar i policisë së vendit ka bërë të ditur se të shtënat janë dëgjuar pranë qendrës tregtare “Circle Park”, pak pas orës 23:30 të së shtunës, meqë rast në vendin e ngjarjes patrullat e policisë kanë gjetur një grup të madh të miturish, duke përfshirë gjashtë të plagosur me armë zjarri. I mituri i shtatë i plagosur kishte mbërritur veçmas në spital në gjendje të qëndrueshme.
Edhe të plagosurit e tjerë janë dërguar në spital dhe janë në gjendje stabile.
Sipas hetimeve të para besohet se në këtë sulm është përdorur më shumë se një armë .
Deri më tani nuk është arrestuar asnjë i dyshuar për sulmin.