Një zjarr shpërtheu të shtunën në portin Fujairah në Emiratet e Bashkuara Arabe pasi u shënjestrua nga një dron, thanë autoritetet.
Nuk u raportuan viktima nga sulmi, njoftuan zyrtarët në Fujairah, duke shtuar se zjarrfikësit po përpiqeshin të shuanin zjarrin, raportoi AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPamjet treguan re tymi të zi që shiheshin nga larg dhe ngriheshin mbi zonën pranë portit.
Nëntë raketa balistike dhe 33 dronë u lëshuan të shtunën drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së vendit.
Autoritet në Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se numri i përgjithshëm i predhave të lëshuara në vend që nga 28 shkurti përfshinte 1,600 dronë, 294 raketa balistike dhe 15 raketa lundrimi. Nga sulmet janë vrarë gjashtë persona dhe janë plagosur 141 të tjerë.