Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shpërthim në një shkollë hebraike në Amsterdam, policia në kërkim të autorit

holandish

Foto: iStock

Një shpërthim ndodhi gjatë natës në një shkollë hebraike në Amsterdam, në atë që kryebashkiakja e qytetit e quajti një "sulm të synuar kundër komunitetit hebraik". 

Shpërthimi goditi murin e jashtëm të shkollës, në Buitenveldert, e cila konsiderohet lagje moderne hebraike e qytetit dhe shtëpia e sinagogave, shkollave fetare dhe restoranteve hebraike. Policia është vënë në kërkim të personit që dyshohet se shpërtheu bombën, pasi i njëjti është kapur nga kamerat e sigurisë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryebashkiakja e Amsterdamit, Femke Halsema e dënoi sulmin duke e cilësuar si një akt frikacak agresioni kundër komunitetit hebraik të qytetit.

Halsema tha se banorët hebrenj në Amsterdamit ndiejnë "frikë dhe zemërim" dhe po bëhen gjithnjë e më shumë shënjestër e antisemitizmit.

"Kjo është e papranueshme. Një shkollë duhet të jetë një vend ku fëmijët mund të mësojnë në mënyrë të sigurt. Amsterdami duhet të jetë një vend ku hebrenjtë mund të jetojnë të sigurt", tha ajo.

Siguria rreth shkollave hebraike dhe vendeve të tjera u përforcua pas një shpërthimi pranë një sinagoge në Liege, Belgjikë, dhe një shpërthimi që shkaktoi një zjarr të vogël në hyrje të një sinagoge në qytetin portual holandez të Roterdamit të premten.

“Dy netë me radhë, një sulm frikacak me eksploziv në një ndërtesë hebraike. Së pari në Roterdam, tani në Amsterdam”, shkroi në X ministri holandez i drejtësisë dhe sigurisë, David van Weel.

“Siguria e institucioneve hebraike ka vëmendjen tonë të plotë. Një hetim për autorët është duke u zhvilluar.”