Një person e ka hedhur veten në erë me bombë pasi është futur në një qendër islame pro-talibane në Pakistan të premten. Një klerik i lartë dhe katër persona janë vrarë, ndërsa dhjetëra janë lënduar.
Kreu i fraksionit të quajtur “Jamiat-e-Ulema”, Hamidul Haq, është në mesin e të vdekurve. Ai ishte djali i Maulana Samiul Haq, i njohur si “babai i talebanëve”, raportoi AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHaq drejtonte qendrën ku shumë talebanë afganë kishin studiuar në dy dekadat e fundit.
Sipas Policisë, Haq ishte caku i sulmit.
Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë ende.