Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shpërthim i fuqishëm në Iran, katër të vdekur e qindra të lënduar

iran

Një shpërthim në një port të Iranit ka lënë të lënduar 516 persona, ka raportuar agjencia e lajmeve IRNA.

Dogana e Iranit tha se shpërthimi ndodhi në terminalin e kontejnerëve Sina, që është i lidhur me Organizatën e Porteve dhe Transportit Detar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mehrdad Hasanzadeh, zyrtar për menaxhimin e fatkeqësive, i tha televizionit shtetëror iranian se shpërthimi erdhi nga kontejnerët në portin Rajaei të qytetit.

Autoritetet nuk kanë dhënë ndonjë shkak për shpërthimin ende. Aksidentet në industri ndodhin në Iran, kryesisht për shkak të objekteve të vjetra.

Porti Rajaei është kryesisht vend i trafikut të kontejnerëve, por gjithashtu ka rezervuarë nafte dhe objekte të tjera petrokimike.