Botë

Shpërthen një depo fishekzjarrësh në SHBA

Depo fishekzjarrësh

Pak para se të festohet 4 Korriku, si Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një depo fishekzjarrësh ka shpërthyer në Kaliforni.

Mbrëmjen e së martës depoja u ndez, duke bërë që të gjitha mjetet piroteknike të shpërthejnë. Shpërthimi ndodhi në qarkun Yolo, derisa ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendngjarje, por thanë se ende po dëgjohen shpërthime.

TMZ ka shkruar se nuk është bërë e ditur nëse ka të lënduar apo viktima nga ky incident.

Zjarri përfshiu rreth 80 hektarë hapësirë. Shkaku i zjarrit s'është bërë i ditur.