Protestuesit anti-emigrantë në Mbretërinë e Bashkuar kanë dalë në rrugë të martën, pasi një burrë 30-vjeçar që besohet se është nga Sudani, është akuzuar për tentativë vrasjeje, pas një sulmi me thikë në Irlandën e Veriut, të cilën kryeministri, Keir Starmer, e ka dënuar si “të tmerrshëm”.
Turma të maskuara janë mbledhur në pjesë të ndryshme të Belfastit të martën në mbrëmje, duke u vënë flakën shtëpive, një autobusi, veturave dhe barrikadave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPamjet në mediat sociale tregojnë shtëpitë në kryeqytetin e Irlandës së Veriut të përfshirë nga flakët ndërsa një automjet emergjence dhe zjarrfikësit vrapojnë në rrugë.
Tensionet janë rritur edhe në qytetin fqinj të Newtown Abbey, ku protestuesit u kanë vënë flakën dy veturave, sipas pamjeve të verifikuara.
Protesta janë raportuar edhe përtej ujit, në qytete të tjera në Angli, Uells dhe Skoci.
🚨 WATCH: A house is set on fire in Belfast after a Sudanese migrant was charged over the attempted beheading of a man pic.twitter.com/6GeZ5qMQoo
— Politics UK (@PolitlcsUK) June 9, 2026
Protestat kanë shpërthyer pasi policia lokale ka thënë të martën se akuzonte një burrë për tentativë vrasjeje pas një sulmi me thikë, i cili la një burrë tjetër të shtruar në spital me plagë në sy, shpinë dhe fytyrë.
Sulmi me thikë, i cili ka ndodhur të hënën në mbrëmje në Belfastin verior, është filmuar nga një dëshmitar, dhe që atëherë është bërë viral në mediat sociale. Në pamjet filmike, një burrë shihet duke e përplasur një burrë të gjakosur në tokë dhe duke e sulmuar atë disa herë përpara se kalimtarët dhe oficerët e policisë të arrinin ta ndalonin.
KUJDES! Pamje të rënda!
🚨 BELFAST NORD — CETTE NUIT!!! 🚨
— Tony Truant (@TonyTruant01) June 8, 2026
Un migrant africain tente de décapiter un homme en pleine rue. Les témoins hurlent : « Il lui tranche la tête ! »
Vidéo via @TRobinsonNewEra. Regardez jusqu’au bout.
C’est le résultat DIRECT des choix politiques de nos élites : frontières…
Në shumë prej llogarive anti-imigrante dhe të krahut të djathtë në mediat sociale, veçanërisht në X, është bërë thirrje për protesta që atëherë.
Miliarderi Elon Musk ishte midis figurave të krahut të djathtë në SHBA që bënte thirrje për demonstrata.
“Vetëm duke protestuar me zë të përsëritur dhe me zë të lartë do të ketë ndonjë ndryshim”, ka shkruar ai, ndërsa ripostonte një thirrje për tubime mbarëkombëtare nga Tommy Robinson, një agjitator kontrovers i cili përhap fanatizëm anti-mysliman dhe ka disa dënime penale.
Shumë udhëheqës të Irlandës së Veriut dhe kombëtarë kanë dënuar atë që e kanë quajtur dhunë ksenofobike që ka shpërthyer në rrugë.
Sulmi me thikë vjen në një kohë tensionesh të larta racore në Britani, veçanërisht të përqendruara në retorikën anti-imigracion që po shtohet nga figurat e ekstremit të djathtë dhe mediat sociale, si brenda Mbretërisë së Bashkuar ashtu edhe jashtë saj.
Javën e kaluar, publikimi i pamjeve të vdekjes së studentit britanik, Henry Nowak, i cili ishte prangosur nga policia në dhjetor pasi ishte therur për vdekje nga një burrë sikh në qytetin anglez të Southhamptonit, ka nxitur protestë kombëtare.
Anti-immigrant protests erupted in Belfast following charges against a Sudanese man for a knife attack, leading to heightened tensions https://t.co/OIWqD92tez pic.twitter.com/Da0uOrEW3M
— Reuters (@Reuters) June 10, 2026