Ka mbërritur në 78 numri i të vdekurve nga përmbytjet që kanë përfshirë Teksasin në ditët e fundit.
Qarku Kerr ka konfirmuar se 68 persona kanë vdekur në këtë zonë, përfshirë 28 fëmijë.
Më herët gjatë ditës, autoritetet njoftuan se dhjetë njerëz u gjetën të vdekur në zonat tjera të Teksasit.
Ka ende dhjetëra të zhdukur.