Numri i viktimave nga dy tërmetet që goditën Venezuelën është rritur në 3.811, sipas shifrave të publikuara të mërkurën nga Presidenti i Asamblesë Kombëtare, Jorge Rodriguez.
Bilanci më i fundit tregon se 16.740 persona janë plagosur nga tërmetet e 24 qershorit, ndërsa 17.907 kanë mbetur të pastrehë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPresidentja e përkohshme, Delcy Rodriguez, përsëriti thirrjen për heqjen e sanksioneve ndërkombëtare ndaj Venezuelës, me qëllim lehtësimin e përpjekjeve për rimëkëmbjen pas tërmeteve. Ajo tha se vendi ka asete të mjaftueshme jashtë shtetit për të financuar rindërtimin, nëse fondet e bllokuara do të liroheshin, shkruan AP.
"Venezuela ka burime financiare të bllokuara në mbarë botën, të cilat mund të përdoren për këtë proces rindërtimi," deklaroi presidentja në kanalin shtetëror të televizionit VTV, duke shtuar se fondet nevojiten gjithashtu për programe punësimi dhe arsimi.
Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe vende të tjera kanë vendosur sanksione gjithnjë e më të ashpra ndaj Venezuelës gjatë dy dekadave të fundit, për shkak të akuzave se qeveria ka ndërmarrë veprime antidemokratike dhe se vendi është strehë për trafikun e drogës.
Shume prej këtyre masave mbeten ende në fuqi. Megjithatë, pasi Shtetet e Bashkuara arrestuan presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, në fillim të këtij, Washingtoni ofroi lehtësime të synuara për sektorin venezuelian të naftës.