Shefi i shtabit ushtarak të Izraelit, gjenerallejtënant Herzi Halevi, ka thënë se do të japë dorëheqjen në mars për dështimin për të parandaluar sulmin e 7 tetorit nga Hamasi, që shkaktoi edhe luftën 15-mujore në Gaza.
“Si rezultat i përgjegjësisë sime për dështimin e IDF-së më 7 tetor, dhe në një kohë kur ushtria ka shënuar arritje të jashtëzakonshme në rivendosjen e parandalimit dhe forcës së Izraelit, dëshiroj të përfundoj mandatin tim më 6 mars 2025“, ka thënë Halevi në një letër drejtuar kryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes të Izraelit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz i kishte dhënë Halevit një afat deri më 30 janar për të përfunduar hetimet e brendshme ushtarake për dështimin për të parandaluar sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023.
Dorëheqja e Halevit shënon largimin e zyrtarit izraelit të profilit më të lartë, të lidhur me dështimet e institucionit të sigurisë më 7 tetor.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka refuzuar të marrë përgjegjësinë për këto dështime, duke deklaruar se përgjegjësia do të vendoset vetëm pas luftës.
Në një deklaratë, zyra e Kryeministrit ka thënë se Netanyahu ka folur me Halevin të martën dhe "falënderoi Shefin e Shtabit për shërbimin e tij të gjatë dhe komandën e tij të IDF-së".
Dorëheqja vjen vetëm disa ditë pasi një armëpushim me Hamasin hyri në fuqi në Gaza. Diskutimet për një fund të përhershëm të luftës, sipas marrëveshjes, duhet të fillojnë më 4 shkurt.