Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka thënë se bota është duke u përballur me “epidemi ekstreme të nxehtësisë”, si shkak i ndryshimeve klimatike.
Ai u ka bërë thirrje vendeve që të ndërmarrin veprime për të adresuar pasojat e temperaturave rekorde që kanë vënë në rrezik komunitetet e cenueshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nxehtësia ekstreme po shkatërron gjithnjë e më shumë ekonomitë, po zgjeron pabarazitë, po minon Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe po vret njerëz. Ndryshimet klimatike po ndodhin si shkak i karburanteve fosile të shkaktuara nga njeriu. E dimë se gjendja do të përkeqësohet; nxehtësia ekstreme është anormalja e re”, ka thënë ai, raportoi të enjten “Al Jazeera”.
Paralajmërimi i Guterresit u bë një ditë pasi monitoruesi i klimës i Bashkimit Evropian tha se bota ka përjetuar ditën e saj më të nxehtë të regjistruar këtë javë.
Miliona njerëz në mbarë botën kanë përjetuar temperatura rekord në javët e fundit, duke përfshirë Lindjen e Mesme, Afrikën dhe Azinë, ku kriza ka përkeqësuar pabarazitë sociale.