Krerët e gjashtë agjencive të Kombeve të Bashkuara u kanë bërë apel liderëve botërore që të veprojnë me urgjencë për të siguruar që ushqimi dhe furnizimet të shkojnë te palestinezët në Gaza, ku Izraeli ka bllokuar dërgesat për më shumë se një muaj.
Në deklaratë të përbashkët thuhet se palestinezët janë “të bllokuar, bombarduar dhe po lihen të vdesin urie sërish” me furnizimet “që po grumbullohen” në pikëkalime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIzraeli ka bllokuar hyrjen e furnizimeve, përfshirë ndihmat humanitare, që nga 2 marsi, pasi kaloi faza e parë e armëpushimit, raportoi BBC.
Izraeli ka thënë se ka mjaftueshëm ushqim në Gaza “për një periudhë të gjatë”, por agjencitë kanë theksuar se kjo nuk është e vërtetë.
Deklarata u nënshkrua nga krerët e Zyrës së OKB-së për Koordinim për Çështje Humanitare, Agjencia për Fëmijë, Zyra për Shërbime në Projekte, Programi Botëror për Ushqim dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.