Ambasada amerikane në Katar ka lëshuar një "urdhër strehimi në vend" për qytetarët e saj.
Ajo u ka kërkuar qytetarëve amerikanë të qëndrojnë në vende të sigurta dhe të monitorojnë rrjetet e saj sociale për përditësime pas raporteve për sulm izraelit në kryeqytet, Doha.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUshtria izraelite ka sulmuar të martën një ndërtesë në Doha, duke thënë se kishte në shënjestër udhëheqësit e Hamasit atje.
Nuk dihet ende nëse ka të vdekur apo të plagosur si pasojë e sulmit.
Mediat raportojnë se sulmi ka ndodhur teksa delegacioni i Hamasit në bisedimet e paqes po mbante një takim.