Washingtoni ka vendosur sanksione ndaj një grupi izraelit për sulmin e autokolonave të ndihmave humanitare të destinuara për civilët në Gaza, thanë zyrtarët amerikanë.
Sanksionet synojnë grupin e ashtuquajtur Tsav 9 dhe kolonët hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, për aktivitetet si bllokimi dhe dëmtimi i dërgesave të ndihmave humanitare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPalestinezët kanë vazhdimisht nevojë për ndihmë, ndërsa Izraeli vazhdon pushtimin dhe bombardimet e tij në luftën tetëmujore, në të cilën janë vrarë të paktën 37 mijë njerëz.
Izraeli është përballur gjithashtu me akuza për bllokimin e ndihmave, që mohon ta ketë bërë.