Më shumë se 200 milionë amerikanë priten të përballen me një stuhi dimërore jashtëzakonisht brutale gjatë fundjavës, me dëborë të dendur, temperatura nën zero si dhe erëra të forta.
Stuhia pritet të përfshijë pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara, duke lënë pas kushte jashtëzakonisht të rrezikshme.
Moti i acartë me temperatura nën minus 45 gradë Celsius është duke mbretëruar në Dakota dhe Minnesota. Autoritet kanë kërkuar që qytetarët të qëndrojnë brenda ambienteve shtëpiake duke paralajmëruar se ekspozimi ndaj një të ftohti të tillë mund të çojë në hipotermi shumë shpejt.
Moti më i ftoftë është parashikuar për pjesë të Louisianas, Mississippit dhe Tennesseet, raportoi BBC.
Guvernatorët në më shumë se një duzinë shtetesh kanë shpallur gjendje emergjente.
Zyrtarët e transportit në SHBA, përfshirë autoritetet e aeroporteve në disa qytete të mëdha, kanë paralajmëruar për ndërprerje të udhëtimeve gjatë fundjavës, vonesa dhe anulime.
Më shumë se 8,000 fluturime të planifikuara të niseshin gjatë fundjavës janë anuluar.