Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se SHBA-ja ka lëshuar “sulm të fuqishëm dhe vdekjeprurës” kundër grupit të Shtetit Islamik në veriperëndim të Nigerisë.
Trump e përshkroi IS-in si “llum terroristësh”, duke e akuzuar për shënjestrim dhe vrasje të të krishterëve, raportoi BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka shtuar se ushtria amerikane “ka kryer një numër sulmesh perfektë”, derisa më vonë Komanda Amerikane në Afrikë (Africom) raportoi se sulmi ishte ndërmarrë në koordinim me Nigerinë.
Ministri i Jashtëm nigerian, Yusuf Maitama Tuggar, ka thënë se ishte “operacion i përbashkët kundër terroristëve”.
Pa e përmendur IS-in, Tuggar shtoi se operacioni ishte planifikuar “qe disa kohë” dhe se kishte përdorur informacione nga inteligjenca e ofruar nga Nigeria.