Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe kryeministrja japoneze, Sanae Takaichi, kanë nënshkruar të martën një marrëveshje kornizë për sigurimin e furnizimit me minerale të rralla.
Liderët nënshkruan marrëveshjen në Tokio.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dy shtetet përpiqen të dobësojnë dominimin e Kinës në tregun e disa prej përbërësve kryesorë të elektronikës. Asnjëri prej liderëve megjithatë nuk e përmendi Kinën e cila dominon tregun me rreth 90 për qind të mineraleve të rralla. Pekini së fundmi ka kufizuar eksportin dhe ka kërcënuar zinxhirin e furnizimit me mineralet.
Trump dhe presidenti kinez, Xi Jinping, pritet të takohen të enjten në kuadër të Samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në Korenë e Jugut, për të diskutuar marrëveshjen për të zbutur tarifat amerikane dhe për kufizimet nga Kina.