Shtetet e Bashkuara po e quajnë sulmin me raketa dhe dron të Iranit ndaj Izraelit një përpjekje të dështuar për t'u hakmarrë për vdekjet e terroristëve të njohur, dhe i kërkuan Kombeve të Bashkuara të dënojnë sulmin.
“Ky është një moment që ky këshill të flasë me një zë dhe të dënojë Iranin për sulmin e tij të paprovokuar kundër një shteti tjetër anëtar”, ka deklaruar ambasadorja e SHBA-së Linda Thomas Greenfield, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke fajësuar Gardën Revolucionare Islamike të Iranit, Theomas-Greenfeld ka thënë se sulmi "nuk ishte në asnjë mënyrë mbrojtës".
"Vendimi për të lëshuar rreth 200 raketa balistike në Izrael nuk ishte në asnjë mënyrë mbrojtje. IRGC-ja nuk po mbronte Iranin nga kërcënimet nga një shtet tjetër anëtar. Në vend të kësaj, IRGC-ja po vepronte në solidaritet me Hezbollahun pas vrasjes së Nasrallahut, i cili udhëhoqi një grup terrorist që ka në duart e tij gjakun e mijëra amerikanëve, libanezëve dhe izraelitëve”, ka deklaruar Thomas-Greenfield.
Edhe sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres i ka dënuar sulmet e Iranit ndaj Izraelit të martën në mbrëmje.