SHBA-ja së shpejti do të fillojë të lëshojë pasaporta që përmbajnë imazhin e presidentit, Donald Trump, ka thënë një zyrtar i Departamentit të Shtetit të martën.
Zyrtari ka thënë se pasaporta “do të jetë pasaporta standarde që do të dalë nga Agjencia e Pasaportave në Uashington, kur të jetë e disponueshme” për ata që marrin pasaportat e tyre të reja personalisht në atë vend.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Opsionet online ose vendndodhjet e tjera do të ruajnë dizajnin ekzistues të pasaportës”, ka thënë zyrtari.
Prania e imazhit të Trumpit në pasaportat amerikane është rasti më i fundit, dhe më i rëndësishmi, i përdorimit të figurës së tij për një dokument që përkujton 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së.
Ndryshe nga një monedhë përkujtimore apo një leje për parqet kombëtare, një pasaportë amerikane është një formë identifikimi e njohur ndërkombëtarisht, që zakonisht është e vlefshme për 10 vjet.
Sipas një modeli paraprak të pasaportës, fytyra e Trumpit dhe nënshkrimi i tij në ar do të shfaqen në pjesën e brendshme të kapakut.
“Ndërsa Shtetet e Bashkuara festojnë 250-vjetorin e Amerikës në korrik, Departamenti i Shtetit po përgatitet të nxjerrë një numër të kufizuar pasaportash amerikane me dizajn të veçantë për të përkujtuar këtë rast historik”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tommy Pigott, të martën.
“Këto pasaporta do të përfshijnë art të personalizuar dhe imazhe të përmirësuara, duke ruajtur të njëjtat veçori sigurie që e bëjnë pasaportën amerikane një nga dokumentet më të sigurta në botë”, ka shtuar ai.
Lajmi është raportuar fillimisht nga The Bulwark, ndërsa Fox News publikoi për herë të parë një model të pasaportës së re.
Departamenti i Shtetit do të fillojë lëshimin e këtyre pasaportave këtë verë. Nuk është e qartë sa prej tyre do të lëshohen.
Departamenti i Brendshëm, i cili mbikëqyr parqet kombëtare, njoftoi vitin e kaluar se po prezantonte “dizajne të reja përkujtimore” për lejet e parqeve, njëra prej të cilave paraqet fytyrën e Trumpit krahas asaj të George Washingtonit.
Dhe muajin e kaluar, Komisioni i Arteve të Bukura, i përzgjedhur nga Trumpi, ka votuar për të miratuar një monedhë përkujtimore për 250-vjetorin e SHBA-së që përmban imazhin e presidentit.
Vitin e kaluar, emri i Trumpit është vendos gjithashtu si në Qendrën Kennedy ashtu edhe në Institutin Amerikan të Paqes.