Shtetet e Bashkuara do të rimarrin Kanalin e Panamasë nga ndikimi kinez, ka deklaruar të martën sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, gjatë një vizite të rrallë në vendin të cilin presidenti amerikan, Donald Trump kërcënon vazhdimisht se do ta rimarrë.
Reuters raporton se Hegseth, pas bisedimeve me qeverinë e Panamasë, është zotuar të thellojë bashkëpunimin dhe ka thënë se Kina nuk do të lejohej të "armatoste" kanalin duke përdorur marrëdhëniet tregtare të firmave kineze për spiunazh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Së bashku, ne do ta kthejmë Kanalin e Panamasë nga ndikimi i Kinës. Kina nuk e ndërtoi këtë kanal. Kina nuk e përdor këtë kanal dhe Kina nuk do ta armatosë këtë kanal. Së bashku me Panamanë në krye, ne do ta mbajmë kanalin të sigurt dhe të disponueshëm për të gjitha kombet”, është shprehur Hegseth.
Teksa Hegsethi ka folur për largimin e ndikimit kinez, Trumpi ka folur në terma më të gjerë duke kërcënuar se do të rimarrë kanalin dhe nuk ka përjashtuar përdorimin e forcës ushtarake për ta bërë këtë.
Trumpi ka pretenduar se Kina po operon në kanal, diçka që edhe Hegseth tha të martën se nuk ishte e vërtetë.