Një rund i ri bisedimesh që synonojnë zgjidhjen e një lufte tregtare midis SHBA-së dhe Kinës është planifikuar të zhvillohet në Londër të hënën.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka njoftuar të premten se një delegacion i lartë amerikan do të takohet me përfaqësues kinezë. Gjatë fundjavës, Pekini ka konfirmuar se zëvendëskryeministri He Lifeng do të marrë pjesë në bisedime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjoftimet erdhën pasi Trumpi dhe udhëheqësi i Kinës, Xi Jinping patën një bisedë telefonike javën e kaluar, të cilën presidenti i SHBA-së e ka përshkruar si një "bisedë shumë të mirë".
Muajin e kaluar, dy ekonomitë më të mëdha në botë kanë rënë dakord për një “armëpushim” të përkohshëm për të ulur taksat e importit për mallrat që tregtohen midis tyre, por që atëherë të dy vendet kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes.
Trumpi ka thënë se sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, sekretari i Tregtisë Hoëard Lutnick dhe Përfaqësuesi i Tregtisë Jamieson Greer do të takohen me zyrtarë kinezë në Londër të hënën.
Të shtunën, ministria e jashtme e Kinës ka thënë se zëvendëskryeministri He do të jetë në Mbretërinë e Bashkuar midis 8 dhe 13 qershorit dhe se do të zhvillohet një takim i "mekanizmit ekonomik dhe tregtar Kinë-SHBA".
Rundi i ri i negociatave vjen pasi Trumpi ka thënë se biseda e tij telefonike me Xi-në të enjten u përqendrua kryesisht në tregti dhe "kishte rezultuar në një përfundim shumë pozitiv për të dy vendet".
Biseda telefonike ishte hera e parë që të dy udhëheqësit kishin folur që nga shpërthimi i luftës tregtare në shkurt.
Kur Trump njoftoi tarifa gjithëpërfshirëse për importet nga një numër vendesh në fillim të këtij viti, Kina u godit më rëndë. Pekini u përgjigj me normat e veta më të larta për importet amerikane, dhe kjo shkaktoi rritje të taksave që arritën kulmin në 145%.
Në maj, bisedimet e mbajtura në Zvicër çuan në një armëpushim të përkohshëm të cilin Trumpi e ka quajtur një "rivendosje totale".
Marrëveshja ka bërë që tarifat amerikane për produktet kineze të bien në 30%, ndërsa ato të Pekinit mbi importet amerikane në 10%.