Organi për të drejtat e njeriut në Indi po heton raportimet se mbi 100 fëmijë janë sëmurë pasi kanë ngrënë drekë në shkollë, e që në të është gjetur një gjarpër i ngordhur.
Kuzhinieri raportohet se vazhdoi të shërbente drekën edhe pasi e hoqi gjarprin nga ajo, ka thënë Komisioni Kombëtar për të Drejtat e Njeriut, raportoi BBC.
Komisioni ka shtuar se rreth 500 fëmijëve besohet se iu shërbye dreka në qytetin Mokama.
Pasi fëmijët u sëmurën, banorët janë ngritur në protesta.
“Komisioni thekson se përmbajtja, nëse është e vërtetë, ngreh një çështje serioze të shkeljes së të drejtave njerëzore të nxënësve”, thuhet në deklaratën e komisionit.