Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Selia e re e NATO-s vetëm dy orë larg Rusisë, çfarë fshihet pas lëvizjes së papritur të aleancës?

f

Vitin e ardhshëm, Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) do të krijojë komandë të re në Finlandë, pranë kufirit rus, detyra e së cilës do të jetë të menaxhojë operacionet e forcave tokësore të aleancës në Evropën Veriore në rast të një konflikti ushtarak.

Ky informacion u bë i ditur dje nga ministri finlandez i Mbrojtjes, Antti Hakkanen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Këtë mëngjes mora vendim për t'i propozuar NATO-s krijimin e një komande në Mikkeli”, ka thënë Hakkanen, duke iu referuar qytetit në Finlandën juglindore, i cili është rreth dy orë me veturë nga kufiri rus. Vendet aleate kanë shprehur paraprakisht dakordësinë me këtë hap.

Komanda fillimisht do të ketë buxhet vjetor prej 8.5 milionë eurosh dhe në të do të shërbejnë dhjetëra ushtarë nga vende të ndryshme.

Finlanda, si Suedia fqinje, u bashkua me NATO-n në përgjigje të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Dy vendet nordike ranë dakord në mes të muajit që forcat tokësore të NATO-s në Finlandë do të drejtohen nga Suedia. Megjithatë, është ende e paqartë se sa trupa aleate do të vendosen në vend, i cili ndan kufi prej 1.340 kilometrash me Rusinë.

Sipas Hakkanen, Helsinki aktualisht nuk aspiron praninë e përhershme të forcave shumëkombëshe në territorin e tij, siç është rasti në shtetet baltike.