Botë

Sekretari i Jashtëm britanik: SHBA-ja mori aksion për ta evituar rrezikun nga Irani

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Lammy

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Lammy, ka folur lidhur me goditjen e tri objekteve bërthamore të Iranit nga SHBA-ja.

Ai ka thënë se Britania nuk ishte e përfshirë në sulme.

“Britania nuk ishte e përfshirë në sulmet ndaj Iranit nga SHBA-ja. Ashtu siç nuk ishte e përfshirë në sulmet e Izraelit”, ka thënë ai, shkruan BBC.

Lammy ka treguar pozitën e Qeverisë së Britanisë se “Irani nuk mundet kurrë të ketë armë bërthamore” dhe se “SHBA-ja ka marrë aksion për ta evituar këtë kërcënim”.

Ai ka thënë se një shtetas britanik është lënduar në konfliktin në Izrael.

Ambasada e Britanisë në Tel Aviv dhe konsullata britanike në Jerusalem vazhdojnë të jenë të hapura.

Sekretari i Jashtëm ka shtuar se aeroplani i forcave britanike ka evakuuar 63 shtetas të Britanisë në Qipro, për t’u rikthyer në Britani gjatë ditës së sotme.