Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Scholzi kundër fjalimit të Vanceit: Mos ndërhy në demokracinë tonë

Olaf Scholz

Foto: Associated Press

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka reaguar të shtunën kundër fjalimit të zëvendëspresidentit amerikan, JD Vance, ka raportuar agjencia e lajmeve AP.

Në fjalimin e tij gjatë Konferencës së Sigurisë të mbajtur në Munih të premten, Vance i ka krahasuar liderët evropianë me tiranët e regjimeve autoritare të shekullit të kaluar, duke thënë se Evropa po bie në kundërshtim me vlerat e saj themelore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne nuk do të pranojmë njerëz që provojnë të ndërhyjnë në demokracinë tonë dhe zgjedhjet tona. Kjo thjesht nuk bëhet, sidomos jo mes miqve dhe aleatëve. Ne e hedhim poshtë këtë me vendosmëri”, ka deklaruar Scholz.

“Ku shkon demokracia jonë prej këtu është vendim që na takon neve”, ka shtuar ai.

Një ditë më herët, Vance ishte takuar edhe me udhëheqësen e partisë gjermane të ekstremit të djathtë AfD, Alice Weidel, si pjesë e vizitës së tij në Munih.

Sondazhet e fundit tregojnë se AfD-ja është aktualisht në vendin e dytë, me partinë socialdemokrate të Scholzit e cila qëndron e treta para zgjedhjeve federale që do të mbahen në Gjermani me datën 23 shkurt. CDU/CSU udhëheq në sondazhe.