Botë

Scholz ia dorëzon Merzit detyrën e kancelarit

Olaf Scholz dhe Friedrich Merz

Foto: Associated Press

Ish-kancelari gjerman, Olaf Scholz, ia ka dorëzuar zyrtarisht detyrën Friedrich Merz, i cili u zgjodh të martën në një votim të dytë nga ligjvënësit, si kancelar i 10-të i Gjermanisë së pas Luftës së Dytë Botërore.

Merzi ka dështuar të zgjidhej në rundin e parë të votimit në parlament, duke shënuar një humbje historike, raporton AP.

Udhëheqësi konservator, 69-vjeçar, i cili pason Olaf Scholzin, është zotuar se do t'i japë përparësi unitetit evropian dhe sigurisë së kontinentit, ndërsa ai do të përballet me administratën e re të Trumpit dhe luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

"Mezi pres të punoj me të gjithë ju në këtë Dhomë në një frymë besimi. Për mua, ju nuk jeni vetëm punonjës, siç thashë, ju jeni edhe kolegë. Faleminderit shumë për bashkëpunimin”, është shprehur Merz në fjalën e tij pas pranimit të detyrës.