Ukraina do të jetë anëtare e NATO-s në të ardhmen, ka deklaruar të enjten Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte në Bruksel, ku ai kryeson një takim të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s.
“Për momentin duket se do të jetë Ukraina anëtari 33, por ndoshta dikush tjetër del para saj”, ka thënë Rutte, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Por Ukraina do të jetë anëtare e NATO-s në të ardhmen. Kjo është ajo që ne vendosëm në Washington. Pra, pyetja tani është rreth afatit kohor”, është shprehur Rutte.
Aktualisht, NATO ka 32 vende anëtare. Besueshmëria e saj bazohet në garancinë e sigurisë kolektive, nenin 5 të traktatit themelues. Është një angazhim i të gjitha vendeve anëtare për t'i ardhur në ndihmë çdo anëtari, sovraniteti ose territori i të cilit mund të jetë nën sulm.
Kjo nuk vlen për një vend partner si Ukraina.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zbuluar pjesërisht planin e tij prej pesë pikash që synon ta shtyjë Rusinë t'i japë fund luftës përmes negociatave. Një element kyç do të ishte një ftesë zyrtare për t’u bërë pjesë e NATO-s.
Megjithatë, partnerët e NATO-s kanë hezituar të ftojnë Ukrainën për t'u bashkuar ndërkohë që lufta është në vazhdim, dhe kërkesa e Zelenskyt për një ftesë e vendos aleancën ushtarake në një pozitë të vështirë.