Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rutte thotë se tarifat amerikane nuk e shkelin Nenin 2 të NATO-s

Rutte

Foto: Associated Press

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se “konsensusi nga diskutimet e dy ditëve të fundit është se bota po bëhet më e rrezikshme, dhe ne kemi nevojë për NATO-n më shumë se kurrë”. Ai iu është referuar dy ditëve të takimeve të ministrave të jashtëm të NATO-s që u mbajtën në Bruksel.

Ai ka shtuar se NATO “përballet me kërcënime reale për sigurinë tonë, më direkti nga Rusia, por edhe nga të tjerë”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rutte është pyetur për tarifat e SHBA-së duke iu përmendur Neni 2 i traktatit të NATO-s që thotë se të gjithë aleatët duhet të eliminojnë konfliktin në politikat ekonomike dhe inkurajon bashkëpunimin ekonomik mes tyre. Ai është përgjigjur se roli i tij është të fokusohet në mbrojtjen e territorit të NATO-s.

Edhe pse disa herë është munduar t’i shmangë pyetjet lidhur me tarifat e SHBA-së, Rutte ka shtuar se mendon se masat e SHBA-së nuk shkelin Nenin 2.

Ai po ashtu ka shmangur edhe pyetjet lidhur me Grenlandën dhe interesin e presidentit amerikan për ta kontrolluar.