Botë

Rutte për gjuhën eksplicite të Trumpit: Babai duhet ndonjëherë të flasë më ashpër

Rutte

Sekretari gjeneral i NATO-s, Mark Rutte, ka arsyetuar gjuhen eksplicite të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili e përdori duke folur për situatën Izrael-Iran pas vendosjes së armëpushimit.

Trump para Samitit të Nato-s ka folur bashkë me Rutten, derisa për dy vendet ka thënë se po sillen sikur “dy fëmijë në oborrin e shkollës”.

“Ata luftojnë ashpër, ti nuk mund t’i ndalosh. Lëri le të luftojnë për rreth 2-3 minuta e pastaj është më e lehtë t’i ndalosh”, ka thënë ai.

Derisa duke iu referuar gjuhës eksplicite të Trumpit, Rutte ka thënë se “babai duhet ndonjëherë të përdorë gjuhë më të ashpër”.

Trump tutje shtoi: “Duhet të përdoresh gjuhë të ashpër, herë pas here, duhet të përdoresh ndonjë fjalë të caktuar”.