Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se është i shqetësuar se me hapjen e temës së Grenlandës, mund të humbasë vëmendja nga Ukraina.
“Çështja kryesore nuk është Grenlanda tani, çështja kryesore është Ukraina”, ka thënë ai.
Duke folur në një palën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Rute ka thënë se është “pak i shqetësuar se mund të humbasim topin duke u përqendruar kaq shumë në çështje të tjera”.
Rusia ka rritur intensitetin e sulmeve të saj ndaj Ukrainës.
Rutte ka deklaruar se përparimi në bisedimet e paqes dhe një kredi e re prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën nga komisioni i BE-së nuk duhet t’u japë anëtarëve evropianë të NATO-s idenë se mund të
“harrojnë mbrojtjen ndaj Ukrainës”.
“Ata kanë nevojë për mbështetjen tonë tani, nesër dhe pasnesër. Kam nevojë që aleatët evropianë të përqendrohen në këto çështje”, ka thënë ai.