Botë

Rutte: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

Mark Rutte

Foto: Associated Press

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se aleanca veriatlantike është e gatshme të mbrojë çdo centimetër të territorit të saj.

NATO-ja është mbledhur të martën për të diskutuar shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë, të premten.

Rutte ka thënë pas takimit se vendet anëtare "pohuan edhe një herë se angazhimi ynë i përbashkët për mbrojtjen kolektive është i palëkundur".

"Ne nuk duam të shohim një vazhdim të këtij modeli të rrezikshëm nga Rusia, të qëllimshëm apo jo, por ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të mbrojmë çdo centimetër të territorit aleat", ka thënë ai.

Në fillim të këtij muaji, NATO-ja ka rrëzuar dronë rusë mbi Poloni, në përballjen e parë të drejtpërdrejtë me Moskën që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Kjo i tronditi udhëheqësit në të gjithë Evropën, duke ngritur pyetje se sa e përgatitur është aleanca kundër agresionit rus në rritje.