Botë

Rusia publikon videon: Momenti kur Pokrovski vihet nën kontroll

Rusia publikon videon: Momenti kur Pokrovski vihet nën kontroll

Pasi liderët e Ushtrisë së Rusisë njoftuan presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, se ushtarët rusë kanë vënë nën kontroll qytetin e Pokorvskit në rajonin e Donetskut dhe Vovchanskin në Kharkiv, Ministria e Mbrojtjes ka publikuar një video nëpërmjet të cilës pretendohet se shfaqen ushtarët rusë në Pokrovsk.

Sipas shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë ruse, Valery Gerasimov, Rusia ka marrë kontrollin e plotë mbi këtë qytet kyç. Pamjet shfaqin grupin ushtarak “Center” rrugëve të qytetit.

Pokrovski, si qendër e madhe urbane, shërben si rruga kryesore e ndërlidhjes së disa qyteteve të mëdha.

Pokrovski ka qenë nën sulme qe një vit, por Kievi ka vazhduar ta mohojë se rusët e kanë pushtuar.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, që të hënën ishte në Paris, ka thënë se luftimet ende po vazhdojnë.

Sipas analistëve të luftës, ky njoftim rus vjen si përpjekje për të treguar avancimet e Rusisë në terren, në prag të bisedimeve të emisarit të presidentit amerikan, Steve Witkoff, me Putinin në Moskë.

VIDEO E PUBLIKUAR NGA RUSIA: