Rusia ka parë kopjen më të fundit të një drafti të planit amerikan për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe i sheh disa prej pikave të tij pozitivisht, por dëshiron një diskutim për pjesët e tjera, ka njoftuar Kremlini të mërkurën, raporton Agence France-Presse (AFP).
Në komentet për televizionin shtetëror rus, ndihmësi i Kremlinit, Yuri Ushakov, ka thënë se drafti i ri kërkonte "analizë vërtetë serioze" dhe se Rusia ende nuk e kishte diskutuar atë me askënd.
Plani nuk është publikuar ende.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të martën se drafti i ri ishte një version "i përmirësuar" i një plani të mëparshëm prej 28 pikash që Kievi dhe Evropa e kishin refuzuar, dhe se ai po dërgonte zyrtarë për t'u takuar me të dyja palët me shpresën e finalizimit të tij.
“Disa aspekte mund të shihen pozitivisht, por shumë prej tyre kërkojnë diskutime të veçanta midis ekspertëve”, ka thënë Ushakov.
Plani origjinal, i kritikuar gjerësisht në Evropë si i ka kushtuar vëmendje kërkesave të Moskës, parashihte që Ukraina të tërhiqej nga rajoni i saj lindor i Donetskut dhe SHBA-ja të njihte de facto rajonet e Donetskut, Krimesë dhe Luhanskut si ruse”,
Ukraina ka thënë më vonë se kishte arritur një "mirëkuptim" me SHBA-në dhe se të dy palët kishin hequr dorë nga disa nga pikat me të cilat Kievi nuk ishte dakord pas bisedimeve në Gjenevë.
Nuk është e qartë se cilat pika janë hequr dhe cilat kanë mbetur teksa dallim të thella mbeten në pozicionet negociuese të Rusisë dhe Ukrainës.