17 fëmijë ukrainas që ishin marrë nga Rusia janë kthyer në Ukrainë, kanë njoftuar organizatat për fëmijë. Fëmijët janë kthyer nga Rusia me një furgon dhe janë ribashkuar me të afërmit e tyre.
Organizatat kanë raportuar se fëmijët janë nga Khersoni dhe Kharkivi, të cilët ishin zhvendosur në territoret e tjera të pushtuara nga forcat ruse. Mirëpo pas tërheqjes, rusët kanë refuzuar të organizojnë kthimin e fëmijëve. Ndërkaq prindërit ukrainas janë detyruar që të bëjnë kërkimin e tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSë fundmi është raportuar se presidenti Vladimir Putin personalisht ka ndihmuar që qindra fëmijë ukrainas të tjetërsohen në rusë. Shumë prej tyre janë vendosur në familje ruse në periferi të Moskës. Atyre u janë dhënë edhe pasaportat ruse.
Për këtë arsye edhe Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar urdhër-arrest për presidentin rus. Shumë prej tyre janë fëmijë të cilëve u janë vrarë prindërit nga forcat ruse në Ukrainë.