Rusia ka kërcënuar se do të nisë një valë të re “sulmesh sistematike” kundër Kievit, vetëm disa ditë pasi kreu një nga sulmet më të mëdha ndaj kryeqytetit ukrainas që nga fillimi i luftës.
Sulmet e reja do të synojnë “qendrat e vendimmarrjes dhe postet komanduese”, si dhe objektet për prodhimin e dronëve në qytet, ka thënë ministria e Jashtme ruse në një deklaratë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMoska u ka bërë thirrje shtetasve të huaj dhe diplomatëve që të largohen nga Kievi “sa më shpejt të jetë e mundur” dhe ka paralajmëruar qytetarët të qëndrojnë larg ndërtesave administrative dhe ushtarake.
Ukraina ka thënë se kërcënimet e Rusisë ishin “asgjë më pak se shantazh i paturpshëm” dhe u ka bërë thirrje aleatëve të shtojnë presionin ndaj Moskës.
Me paralajmërimin drejtuar shtetasve të huaj, Moska “po pranon në mënyrë efektive se bombardimet e saj synojnë, ndër të tjera, frikësimin e trupit diplomatik të huaj”, thuhej në një deklaratë të lëshuar nga Ukraina.
Aty thuhej gjithashtu se sulmet ruse ndaj Kievit “nuk kanë pushuar pothuajse as edhe për një javë të vetme” që nga fillimi i luftës dhe se kërcënimi i përgjithshëm i sigurisë që paraqet Moska “mbetet i njëjtë si në vitet apo muajt e mëparshëm”.
Sulmet ruse në shkallë të gjerë të shtunën në mbrëmje kanë vrarë katër persona dhe kanë plagosur rreth 100 të tjerë në Kiev dhe zona të tjera, ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Moska ka thënë se ky bombardim dhe kërcënimet për sulme të tjera janë përgjigje ndaj asaj që pretendon se ishte një sulm i qëllimshëm ukrainas ndaj një konvikti studentor në qytetin Starobilsk të premten, ku zyrtarët rusë kanë thënë se u vranë 21 persona.
Mirëpo ushtria ukrainase ka thënë se forcat e saj kishin goditur një njësi elitare ruse të dronëve ushtarakë në atë zonë, në Ukrainën lindore të pushtuar nga Rusia, dhe se nuk kishin shënjestruar civilë.
Rusia përdori dhjetëra raketa balistike dhe raketa lundruese, si dhe qindra dronë për të goditur kryeqytetin. Gjithashtu lëshoi një raketë hipersonike “Oreshnik”, e aftë për të mbajtur armë bërthamore, drejt zonës së Bila Tserkva, 90 kilometra në jug të Kievit.