Një person është vrarë dhe dy janë plagosur nga një sulm rus me dron në Odesa.
Guvernatori i Odesas, Oleh Kiper, ka shkruar në Telegram se një ndërtesë e lartë, një tubacion gazi dhe disa vetura janë dëmtuar nga sulmi.
Videoja, e cila duket se është bërë nga një bllok tjetër i ndërtesave i cili ndodhet më larg se vendi ku ndodhi sulmi, paraqet flakë dhe shtëllunga të mëdha tymi.
Autoritetet lokale në qytete të tjera kanë raportuar për sulmet e fundit ruse. Dy persona janë vrarë në regjionin e Donetskut dhe dy në Kharkiv.