Rusia i është përgjigjur presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili tha se nuk do që të humbë kohë për t’u takuar me homologun e tij rus, Vladimir Putin, për luftën në Ukrainë.
Një samit i propozuar mes palëve është anuluar derisa Trumpi tha se “nuk dua të mbajë takim të humbur. Nuk dua të humb kohë, kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë”.
Komentet e tij pasuan një telefonatë mes ministrit të jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov dhe sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, gjatë së cilës Lavrovi deklaroi se pozicioni negociues i Moskës mbetet i pandryshuar nga Samiti i Alaskës i cili dështoi të sjell progres, shkruan The Independent.
“Askush nuk do që të humbë kohë, as presidenti Trump e as presidenti Putin. Përgatitjet janë të nevojshme dhe për to duhet kohë”, ka thënë Kremlini të mërkurën.
Trumpi ka thënë se bisedimet përgatitore mes zyrtarëve të SHBA-së dhe Rusisë kanë treguar se hendeku mes dy vendeve ishte shumë i madh që të nisin negociatat për përfundimin e luftës.