Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer më shumë trupa të ushtarëve të vrarë gjatë luftës, ka bërë të ditur zyrtari i lartë i Kremlinit, Vladimir Medinsky, si pjesë e marrëveshjes së arritur në rundin e dytë të negociatave për paqen në Stamboll një muaj më parë.
Medinsky, njëkohësisht kreu i delegacionit rus në bisedimet e paqes, ka njoftuar përmes një shkrimi në rrjetin social Telegram se Moska i ka dorëzuar trupat e pajetë të mbi 1,000 ushtarëve ukrainas dhe se ka riatdhesuar 19 trupa të ushtarëve të saj të rënë në këmbim.
Agjencia e lajmeve RIA ka cituar një burim të ketë thënë se Rusia planifikon t’i dorëzojë trupat e pajetë të 3,000 ushtarëve ukrainas, teksa shkëmbimi i së enjtes ishte veçse fillimi i këtij procesi.
Palët ndërluftuese kanë realizuar disa shkëmbime të të burgosurve të luftës dhe të ushtarëve të vrarë që prej rifillimit të bisedimeve të paqes në muajin maj në Turqi, duke thyer amullinë e më shumë se tri viteve.
-
Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë më shumë trupa të ushtarëve të vrarë
-
Rusia dhe Ukraina kryejnë shkëmbim trupash
-
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë nga 185 të burgosur lufte
-
Ukraina thotë se këtë vit ka rikthyer mbi 600 kilometra katrorë territor të marrë nga Rusia
-
Ukraina dhe Rusia përfundojnë bisedimet në Abu Dhabi me marrëveshje për të burgosurit